PROCEDUR A E THEMELIMIT TE FU

a) Studimi i tregut dhe percaktimi i veprimtarise e produkteve. Planifikimi i nevojave financiare dhe hartimi i bilancit fillestar.

Procedura e krijimit te cdo FU nis me studimin e tregut ne te cilin ajo do te ushtroje veprimtarine. Studimi synon:

1.      Percaktimin e deges se veprimtarise;

2.      Percaktimin e llojeve te produkteve qe do te tregtohen;

3.      Vleresimin e kerkeses dhe percaktimin e pjeses se tregut qe do te synohet dhe sasise se produkteve qe do te tregtohen:

4.      Vleresimin e ofertes;

5.      Parashikimin e arketimeve dhe te ardhurave;

6.      Parashikimin e pagesave dhe shpenzimeve;

7.      Parashikimin e rezultatit ekonomik;

8.      Parashikimin e inventarit fillestar te aktiveve te qendrueshme dhe qarkulluese;

9.      Parashikimin e nevojes fillestare financiare;

10.  Parashikimin e kapitalit te nevojshem per te filluar dhe vazhduar veprimtarine;

11.  Parashikimin e menyrave te financimit te veprimtarise.

Ne baze te nevojes se llogaritur per kapitale si dhe mundesive per ta permbushur ate do te percaktohet dhe forma juridike e ndermarrjes (FU).

I gjithe studimi i mesiperm mund te finalizohet ne hartimin e nje plani biznesi i cili mund dhe duhet te perdoret edhe ne vazhdimesi si mates i arritjes se treguesve te parashikuar.

 

Duke u bazuar ne studimin e mesiperm percaktohet sa do te jete raporti ndermjet kapitalit te vet dhe kapitalit te marre hua. FU mund te parashikoje qe fillimisht gjithe veprimtaria te financohet me kapital te vet. Por ajo mund te parashikoje gjithashtu qe te financoje veprimtarine pjeserisht me kapital te vet dhe pjeserisht me kapital te marre hua nga banka e FU.

Gjithsesi ne momentin e pare te themelimit bilanci i FU do te perbehet vetem nga dy zera:

1.      Parate e derdhura nga ortaket ne aktiv;

2.      Kapitali i vet ne pasiv.

Ne nje moment te dyte mund te aplikohet nga njera ane per kredi bankare dhe nga ana tjeter te kerkohet qe me parate ne dispozicion te blihet inventari i parashikuar i pasurise se nevojshme te qendrueshme ose qarkulluese.

(Ne fund te manualit gjenden formularet te cilet mund te perdoren per kryerjen e gjithe vleresimeve te mesiperme si dhe nje formular bilanci fillestar. Ato identifikohen me numrat 2.1 – 2.8)

b) Dokumentat e themelimit qe hartohen nga FU

FU duhet te kete gjithashtu dhe identitetin e vet qe konsiston ne rradhe te pare ne percaktimin e emertimit dhe logos se saj. Gjithashtu duhet te specifikohen qarte dhe adresat qofte postare , ashtu edhe elektronike.

Themelimi i FU ashtu si dhe nje ndermarrje reale vazhdon me hartimin e aktit te themelimit dhe statutit te Fu qe jane dokumentat te cilat ligjerojne maredhenien ndermjet bashkepronareve te FU. Keto dokumenta duhet te paraqiten nga FU prane qendres ne menyre qe te vazhdohet me tej me rregjistrimin e FU.

c) Rregjistrimi prane qendres se FU, procedurat dhe dokumentacionet perkatese

Ndermarrjet ne boten reale ne menyre qe te fillojne normalisht veprimtarine e tyre duhet qe te legalizohen ne gjykate dhe rregjistrohen prane dhomes se tregtise, zyres se tatimeve dhe sigurimeve si dhe te kerkojne hapjen e llogarive bankare. Ne rrjetin e simuluar te FU tere funksionet e mesiperme ushtrohen nga qendra e FU. Prandaj FU te reja duhet qe te rregjistrohen prane qendres shqiptare te FU. Ne menyre qe te kryhet rregjistrimi sejcila FU duhet te plotesoje nje sere kushtesh dhe te dorezoje nje sere dokumentash dhe formularesh. Kushtet dhe formularet qe duhen plotesuar jane ne vartesi te formes juridike te zgjedhur nga FU. Gjithsesi ato kane permbajtje dhe forme qe gjithmone azhornohet duke iu pershtatur legjislacionit aktual qe ekziston ne Shqiperi edhe per ndermarrjet e verteta.

Rregjistrimi ne gjykate:

Ne rradhe te pare duhet te behet rregjistrimi i FU ne gjykate ( qe ndodhet prane qendres se FU).

 

Ne se FU ka formen juridike te shoqerive kolektive dhe komandite per t‘u rregjistruar duhet te paraqese:

1.                Kerkesen per rregjistrim te nenshkruar nga administratoret

2.                Aktin e themelimit te shoqerise ose Statutin e shoqerise

3.                Vendimin qe emeron administratoret e shoqerise ku shenohet gjeneralitetet e tyre dhe kompetencat e perfaqesimit

 

Ne se FU ka formen juridike te shoqerise me pergjegjesi te kufizuar dhe anonime duhet te paraqese:

1.                Kerkesen per rregjistrim te nenshkruar nga administratoret

2.                Aktin e themelimit te shoqerise

3.                Statutin e shoqerise

4.                Vendimin qe emeron administratoret e shoqrise ku shenohet gjeneralitetet e tyre dhe kompetencat e perfaqesimit

5.                Vertetimin e derdhjes se kapitalit fillesatar.

Rregjistrimi ne rregjistrin tregtar

Te gjitha firmat ushtrimore jane te detyruara te rregjistrohen ne rregjistrin tregtar. Ne kete menyre ato behen anetare te Dhomes se Tregetise dhe Industrise qe ndodhet prane qendres se FU.

Rregjistrimi ne rregjistrin tregtar u krijon firmave lehtesi ne maredheniet midis tyre, ne mbrojtjen e te drejtave dhe vecanerisht ne zgjidhjen e mosmareveshjeve eventuale te lindura gjate rasteve te ndryshme te biznesit.

Ne menyre qe Qendra e FU te kryeje rregjistrimin ne rregjistrin tregtar firmat duhet te paraqesin dokumentat e meposhtem:

1.      Nje kerkese ku te tregohet:

-         emertimi i plote i firmes,

-         objekti i veprimtarise dhe dega ne te cilen ajo ushtron aktivitetin,

-         adresa e saj,

-         numri i telefonit dhe adresa e E-mail,

-         administratori i pergjithshem.

2.      Statuti ose Akti i themelimit te firmes

3.      Vendimi i Gjykates mbi njohjen ligjore te firmes ushtrimore.

4.      Urdherxhirimin qe verteton kryerjen e pageses se kontributit vjetor.

Ne menyre qe te kryhet rregjistrimi ne rregjistrin tregtar dhe firma te behet anetare e Dhomes se Tregtise dhe Industrise, duhet qe te paguhet nga cdo firme nje kuote vjetore prej 10000 lekesh. Kjo kuote duhet te xhirohet me urdherxhirimi te zakonshem ne llogari te Zyres se Finances se Qendres se Fu brenda dates 20 Janar te cdo viti per vitin ne vazhdim.

Rregjistrimi ne zyren e tatimeve

Ne se FU parashikon nje xhiro vjetore me te vogel se 8000000 leke, pra eshte subjekt i biznesit te vogel, per t’u rregjistruar duhet te paraqese dokumentat e meposhtem:

1.                Kerkesen per rregjistrim

2.                Vendimin e rregjistrimit ne gjykate

3.                Kontraten me Institutin e Sigurimeve Shoqerore ( ALCT)

4.                Vertetimin e pageses se takses se rregjistrimit si aktivitet ekonomik prej 20000 leke dhe takses se solidaritetit prej 2000 leke (ALCT)

5.                Vertetimin per pagesen e taksave lokale dhe mbi pasurine (ALCT)

6.                Kontraten per zenien me qera te ambienteve te zhvillimit te veprimtarise ne se ato nuk jane ne pronesi dhe vertetimin e pronesise ne se jane ne pronesi

 

Ne se FU parashikon nje xhiro vjetore me te madhe se 8000000 leke, pra eshte subjekt i biznesit te madh, per t’u rregjistruar duhet te paraqese dokumentat e meposhtem:

1.                Kerkesen per rregjistrim

2.                Vendimin e rregjistrimit ne gjykate+aktin e themelimit+statutin

3.                Kontraten me Institutin e Sigurimeve Shoqerore (ALCT)

4.                Certifikaten e rregjistrimit ne Dhomen e Tregtise (ALCT)

5.                Vertetimin e pageses se takses se rregjistrimit si aktivitet ekonomik prej 20000 leke dhe takses se solidaritetit prej 5000 leke

6.                Vertetimin per pagesen e taksave lokale dhe mbi pasurine (ALCT)

7.                Kontraten per zenien me qera te ambienteve te zhvillimit te veprimtarise ne se ato nuk jane ne pronesi

8.                Deklaraten parashikuese per te ardhurat per vitin perktes financiar

Hapja e llogarive ne banke:

Per te perfituar kete te drejte firmat duhet te plotesojne disa kushte dhe te paraqesin prane qendres disa dokumenta te cilat jane:

1.      Kerkesa per celje llogarie ne te cilen duhet te specifikohet qarte:

-Lloji i llogarise qe kerkohet te hapet ( rrjedhese ose depozite sipas afateve);

-Ne se llogaria do te jete ne leke ose EUR;

-Ne se kerkohet te celet llogari per biznesin ose per personelin.

- Shumat per te cilat kerkohet te hapet llogari te cilat do te kontrollohen nga qendra ne se perputhen ose jo me ato te bilancit.

2.      Vendimi i gjykates se rrethit ne te cilen eshte rregjistruar firma;

3.      Akti i rregjistrimit si person i tatueshem;

4.      Statuti i FU;

5.      Nje kopje e bilancit te FU.

(Ne fund te manualit gjenden formularet te cilet mund te perdoren per te kerkuar rregjistrimin e FU prane ALCT. Ato identifikohen me numrat 2.9 – 2.14)

d) Sigurimi i inventarit fillestar te aktiveve te qendrueshme dhe mallrave dhe fillimi i veprimtarise

Sic eshte thene dhe me siper fillimisht FU ka ne dispozicion vetem parate e derdhura nga ortaket me te cilat do te filloje te ushtroje veprimtarine e saj. Ne menyre qe aktiviteti i parashikuar te filloje normalisht duhet qe ne rradhe te pare te sigurohet aktivi i nevojshem fillestari i parashikuar ne planin e biznesit.

Per te realizuar kete FU duhet te kerkoje te kryeje blerjet e nevojshme duke ndjekur proceduren normale te blerjeve si dhe gjate ushtrimit te veprimtarise se saj.( Procedura do te trajtohet me hollesi kur te behet pershkrimi i vendeve te punes se sektorit te blerjeve).

Ne rradhe te pare FU do t’i drejtohet firmave te tjera te rrjetit kombetar dhe nderkombetar, ku do te kerkoje aktivet qe i nevojiten.

Gjithsesi FU mund te kete parashikuar aktive te cilat per vete karakterin qe kane nuk mund t’i gjeje prane asnje FU tjeter si p.sh. terrene, ndertesa ose pajisje te ndryshme. Ne kete rast asaj i vjen ne ndihme FU korrespondente, prane se ciles mund te kerkoje dhe blere cdo artikull te mundshem. Sherbimi i FU korrespondente funksionon prane Qendres Shqiptare te FU. Kjo FU ne Shqiperi quhet Alba & Kent dhe funksionon njelloj si dhe cdo firme tjeter e rrjetit.

Pasi ka kryer blerjet e inventarit fillesatar , FU ka plotesuar tere elementet e bilancit te saj te parashikuar ne planin e biznesit dhe mund te filloje veprimtarine e parashikuar.

Per kete fillimisht ajo harton listat e cmimeve dhe kataloget dhe hyn ne kontakt me FU te tjera te rrjetit shqiptar ose nderkombetar. Informacioni mbi keto FU u vihet ne dispozicion nga ALCT si dhe gjendet ne faqet perkatese ne internet (Keto procedura do te trajtohen me me hollesi kur te behet pershkrimi i vendeve te punes se sektorit te shitjeve)